Ish-ambasadori: Berisha u rikthye në SHBA si sfidant i narkoshtetit! Rama është tërbuar!

Ish-ambasadori Agim Nesho e cilësoi takimin e Kryetarit të PD Sali Berisha me shqiptarët në Nju Xhersi, si një fitore personale të kryedemokratit.

Në një lidhje për Syri TV, Nesho tha për gazetaren Armela Ferko se, Berisha u rikthye në SHBA jo thjesht për një takim me diasporën, por si një sfidant i situatës politike në Shqipëri.

Nesho vlerësoi mesazhet e përcjella nga Berisha lidhur me problemet që, sipas tij, shqetësojnë Shqipërinë, duke përmendur largimin e shqiptarëve, rikthimin e pasurive të grabitura dhe rivendosjen e drejtësisë.

Sipas ish-ambasadorit, Berisha u shfaq në SHBA si një figurë që synon të mobilizojë opozitën shqiptare dhe të kërkojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në përballjen me narko-shtetin e Ramës.

Agim Nesho: Në fakt duhet të pranojmë që kjo ishte një fitore, dua të them personale, e doktor Berishës, një rikthim i fuqishëm. Duke ditur, siç e tha edhe në fjalimin e tij, që pas 30 vjetësh i shkëputur nga politika, domethënë, morën një… një masë të tillë, e cila dukej që në fillim që ishte e papranueshme. Por kjo, duke ditur që ishte brenda një skenari të caktuar, të fabrikuar dhe të shtyrë, të lobuar nga Edi Rama dhe grupet e tij të interesit kudo që ishin në botë për t’i hapur mundësi jo vetëm skenarëve ballkanikë të pranuar, por edhe pushtetit të tij të pakufizuar.

Pra ishte një skenar për ta ndarë opozitën shqiptare dhe për të patur, për të mundësuar ashtu siç mendonte Yuri Kim, të bënte një koalicion të madh me ata demokratë të cilët ishin gati, lepe-peqe, për të bërë bashkëpunimin me Ramën dhe për të zbatuar atë projekt të Ramës që në fund të fundit ishte një projekt antikombëtar, një projekt për zotërim dhe kapje të shtetit shqiptar, siç po shikohet nga dita në ditë. Pra, kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të drejtë që tregon vlerat e demokracisë amerikane, që ka fuqi të vetëkorrigjohet, për arsye sepse institucionet amerikane janë të bazuara në balancën e pushteteve për të ruajtur atë që është kryesorja, domethënë lirinë e informimit, të drejtën që ekziston të çdo individit për në një shoqëri të lirë dhe të drejtë. Pra, mendoj që ky ishte mesazhi i parë. Por duhet të them tre gjëra, në qoftë se më lejon ti dhe kolegu im i nderuar Genci.

Në fakt ky kthim, pjesën e parë e kishte emocionale, që ishte një fitore personale e doktor Berishës, por doktor Berisha u kthye si një sfidant për të gjithë atë situatë politike që po kalon vendi. Një krizë të thellë, jo vetëm institucionale, të një narkoshteti i cili në një farë mënyre po dëmton interesat jo vetëm të vendit, të rajonit, por të gjithë Europës dhe perëndimit. Të një pushteti të krimbur autokrat, i cili kërkon në të gjitha mënyrat që për interes të pushtetit të tij, të bëjë çdo akrobaci politike për t’i mundësuar këtë gjë. Pra, u kthye si njeri, si një sfidant, si një politikan për të bashkëbiseduar tha dhe për të na ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç na kanë ndihmuar më përpara. E dyta, premtoi që do të zgjidhi ato probleme kryesore të cilat kanë prekur vendin.

Që ju me të drejtë e thatë edhe në fillim edhe gjatë komenteve tuaja tepër interesante që shoqëruan gjithë emisionin tuaj me fjalimin e doktor Berishës. Ishte çështja e largimit të shqiptarëve, krijimi… rikthimi i pasurive të vjedhura të shqiptarëve, për arsye sepse çdo gjë që është në dëm të interesave, shpërdorimi i pronave publike, i financave të këtij populli, duhen rikthyer sepse në qoftë se drejtësia nuk rivendoset atëherë kjo mbetet thjesht në një propagandë për të ndryshuar kuajt e karrocës dhe për të vazhduar e njëjta gjë. Pra ishte i qartë në ato… në idetë e tij se çfarë do të bënte dhe kjo u shoqërua dhe në përgjigjet e pyetjeve që iu bënë bashkëbiseduesve.

Dhe në këtë kuptim ishte një program mini-paralel për të thënë që opozita shqiptare, e cila duhet përkrahur si në protestën e qytetarëve të ndershëm të cilët në mënyrë vetëmohuese po qëndrojnë mbi 100 ditë, por edhe strukturave të organizuara të opozitës, të Partisë Demokratike, që është drejtuesja e kësaj opozite, e cila për një kohë të gjatë, pavarësisht presionit ekstrem të autokratit dhe diktatorit të ri Rama, ka qëndruar duke demaskuar të gjitha veprimtarinë e tij antiligjore, antikombëtare dhe anti-interesave të shqiptarëve. Pra, kjo ishte ajo që unë ndoqa nga fjalimi i doktor Berishës. Pati një entuziazëm. Shqiptarët e Amerikës pavarësisht se sekserët e Ramës ishin përpjekur, nga informacionet që kam unë, edhe të pengonin zhvillimin e aktivitetit. Por dihet që kjo vizitë sigurisht e ka shqetësuar në themel regjimin. Jo vetëm se ky regjim e ka krijuar këtë gjë, dhe kjo duket që nga veprimtaria e tij klienteliste, për të, jo vetëm për të blerë influencë në qarqe të caktuara, por edhe për të direktuar pozicione të caktuara në favorizim të pushtetit të tij, për të goditur liderat dhe siç ndodhi me rastin e non-gratës të doktor Berishës. Ne e dimë që ka patur edhe diplomatë të shtetit amerikan që tjetër thoshin një ditë, që ishte çështja e institucioneve amerikane që gjetën fakte, kur dihet mirë që në dosjen për non-gratën e doktor Berishës nuk gjendet asnjë fakt, përveçse disa shkrime të terroristëve të shtypit shqiptar që dihen për të marrë ato avantazhet në turizëm ose në përfitime të tjera kanë bërë. Të disa njerëzve klientelistë të lidhur me Ramën për një kohë të gjatë ose përfitues të fondeve të Departamentit të Shtetit në Shqipëri, duke avancuar axhendën e të majtës ekstreme, sidomos të lidhjeve dhe atyre detyrimeve që kishin për të eksperimentuar.

Edhe këtë gjë u tha që Shqipëria deri tani është bërë një eksperiment i të majtës ekstreme të Sorosit i cili ka implementuar edhe ligje që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të botës. Dhe së fundi dua të them që takimi që do bëjnë në konventën e madhe ku është i ftuar dhe doktor Berisha, ka dhe një element interesant që shtypi botëror tashmë është tepër i sensibilizuar, që i vetmi eveniment që do ndodhi jashtë dyerve të konventës do të jetë grumbullimi dhe protestimi i shqiptarëve të cilët në mënyrë konseguente vazhdojnë protestën e patriotëve shqiptarë në bulevardin e Tiranës duke e pasqyruar, po tashmë përpara medias botërore, sepse kjo konventë ka një rëndësi historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo e ka tërbuar Edi Ramën për arsye sepse sot në shtypin kryesor botëror është një nga axhendat. Dhe unë vetë personalisht jam kontaktuar për të thënë se kush janë mesazhet, çfarë do të ndodhi, sepse nga këto gjëra vjen sensibilizimi për një vendimmarrje të drejtë ndaj një vendi të vogël siç është Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Mos e ktheni Muzeun Etnografik të Vlorës në beton dhe kafene!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektin e ri …