Bajraktari: Berisha po lufton për Shqipërinë kundër rivalëve politikë që nuk lejojnë zgjedhje të lira!

Veprimtari i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari në një postim në rrjetet sociale ka shkruar pas nisjes së vizitës në SHBA të liderit të opozitë shqiptare se, Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë gjithmonë forca e përparimit të kombit shqiptar.

“Me rikthimin e Dr. Berishës, ne si komunitet duhet të bëhemi bashkë, të punojmë me miqtë tanë në Ëashington, të sigurohemi që Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ta dinë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ai.

Postimi 

Vizita e Dr. Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara dhe takimi i tij me komunitetin tonë shqiptaro-amerikan është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Dr. Sali Berisha po lufton për Shqipërinë në një betejë të padrejtë kundër rivalëve politikë që janë kundër demokracisë e shtetit ligjor dhe që prej vitesh nuk po lejojnë zgjedhje të lira.

Rikthimi i Dr. Berishës në Shtetet e Bashkuara, pas shfuqizimit nga administrata Trump të përcaktimit të padrejtë e politik “non grata”, ka krijuar një momentum të ri për Shqipërinë: që vendin ta kthejmë në rrugën e drejtë, që një ditë shqiptarët të votojnë në zgjedhje të lira, që demokracia të jetë e vërtetë, shteti ligjor të funksionojë, miqësia me Amerikën të jetë e sinqertë dhe institucionet të jenë në shërbim të popullit e jo të pushtetit.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë gjithmonë forca e përparimit të kombit shqiptar. Me rikthimin e Dr. Berishës, ne si komunitet duhet të bëhemi bashkë, të punojmë me miqtë tanë në Ëashington, të sigurohemi që Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ta dinë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Një Shqipëri e fortë, demokratike dhe pro-amerikane e ndihmon edhe Kosovën tonë të lirë e të pavarur, forcon pozitën e shqiptarëve në Ballkan dhe e afron kombin tonë edhe më shumë me botën perëndimore e demokratike.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti e bekoftë Dr. Berishën, Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër Ramës, niset nga Londra drejt Tiranës diaspora shqiptare

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë shqiptare, për …