Nga Xhorxhia NIÇO
Ka momente kur politika nuk matet me zhurmën e ditës, por me qëndrueshmërinë përballë stuhisë.
Nga beteja për vulën e Partisë Demokratike, te shpallja “non grata” dhe më pas një vit në arrest, rruga e Sali Berishës ka kaluar përmes një serie të gjatë përplasjesh politike e institucionale. Sot, ai ndodhet në SHBA, në një tjetër etapë të betejës së tij politike.
Dhe bashkë me këtë moment, po shohim edhe një ndryshim interesant: nga më pragmatistët, tek ata që dje ishin më gojëhidhur, sot po shfaqen postime, urime e qëndrime që dikur dukeshin të pamundura. Ndërsa një pjesë tjetër, në heshtje, duket se po pranon atë që politika shpesh e mëson me vonesë: ja pra, vjen edhe kjo ditë.
Por koha ka edhe një mënyrë të vetën për të gjykuar. Siç thotë populli, “gëlltit diku një lugë çorbe të prishur dhe do ta vjellësh gjithë jetën.” Fjalët, qëndrimet dhe qëndrueshmëria nuk fshihen lehtë.
Sot, Partia Demokratike është në këmbë. E fortë, me bindje të qarta dhe me një qëndrim që nuk u lëkund nga presioni, sulmet apo vështirësitë.
Sepse në politikë mund të ndryshosh taktika, por jo domosdoshmërisht bindjen. Dhe ata që qëndrojnë kur era fryn më fort, janë ata që kanë të drejtë të thonë se e kanë kaluar stuhinë.
Qoftë ky udhëtim një ogur për ditë më të mira, për një opozitë më të fortë dhe për një betejë politike që sapo hyn në një kapitull të ri.
Sali Berisha Besim!
Qëndresë!
Burrëri!
Lider!
Gazeta RD