“Me rikthimin e Dr. Berishës, ne si komunitet duhet të bëhemi bashkë, të punojmë me miqtë tanë në Ëashington, të sigurohemi që Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ta dinë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ai.
Postimi
Vizita e Dr. Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara dhe takimi i tij me komunitetin tonë shqiptaro-amerikan është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Dr. Sali Berisha po lufton për Shqipërinë në një betejë të padrejtë kundër rivalëve politikë që janë kundër demokracisë e shtetit ligjor dhe që prej vitesh nuk po lejojnë zgjedhje të lira.
Rikthimi i Dr. Berishës në Shtetet e Bashkuara, pas shfuqizimit nga administrata Trump të përcaktimit të padrejtë e politik “non grata”, ka krijuar një momentum të ri për Shqipërinë: që vendin ta kthejmë në rrugën e drejtë, që një ditë shqiptarët të votojnë në zgjedhje të lira, që demokracia të jetë e vërtetë, shteti ligjor të funksionojë, miqësia me Amerikën të jetë e sinqertë dhe institucionet të jenë në shërbim të popullit e jo të pushtetit.
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë gjithmonë forca e përparimit të kombit shqiptar. Me rikthimin e Dr. Berishës, ne si komunitet duhet të bëhemi bashkë, të punojmë me miqtë tanë në Ëashington, të sigurohemi që Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ta dinë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Një Shqipëri e fortë, demokratike dhe pro-amerikane e ndihmon edhe Kosovën tonë të lirë e të pavarur, forcon pozitën e shqiptarëve në Ballkan dhe e afron kombin tonë edhe më shumë me botën perëndimore e demokratike.
Zoti e bekoftë Amerikën.
Zoti e bekoftë Dr. Berishën, Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar.
Gazeta RD