Nga Ylli DYLGJERI
Tashmë Berisha ka marrë ftesën nominale nga IDU, nga forumi më i lartë i Partive Republikane, me dijeni të Departamentit të Shtetit Amerikan, dhe vetë Sekretari i Tij, ka shkuar në ambasadën amerikane, ka marrë vizë zyrtare jo turistike, ka prerë biletën, ka hipur në avion, ka mbëritur në SHBA, ka takuar shqiptarë atje, ka organizuar takime madhështore dhe së fundi është nisur për të marrë pjesë në Kongresin Republikan, ku do takohet dhe senatorë, kongresmenë, qeveritare, me autoritete shtetrore etj…
Pra Berisha e ka kaluar edhe hanin edhe oqeanin!
Por, këtu në Shqipëri vazhdojnë e i bien legenit dhe janë bërë bajat: se Berishës nuk i është hequr akoma Non Grada, se emri i Tij është akoma në faqet e Departamentit, apo trillime të tjera se po shkon për vizitë mjeksore, se nuk ka treguar qasje konservatore, se ja kanë dhënë ftesën po do ta ndalojnë në aeroport policia kufitare, apo shkon për vetulla e nxjerr sytë, apo Ftesa që ka ardhur vjen nga Instituti jo nga DASH etj, etj.
Ndërkohë Berisha i kthen përgjigje të gjithë sorrave:
Jam Sali Berisha Unë,
O budallenj!
Sorrat vazhdojnë e vajtojnë…
Gazeta RD