Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, akuzon Ramën se është pronari i inceneratorëve dhe se ai nuk ka firmosur asnjë vendim por se Rama e donte ‘kokë turku’
Pjese nga Intervista
ARBEN AHMETAJ: Dakord, tani do ta mbyll këtë historinë, me vendimet e inceneratorëve. Po i them qytetarëve që, ja kam thënë disa herë. Por do ta ritheksoj. Edhe po mundi edhe regjisë i ka, besoj, merrni mundimin aty t’i qitni.
Dakord. Urdhëroni, vendimi i Elbasanit. Unë s’kam qenë asnjëherë as autoritet kontraktor, as vlerësues, as tenderues. S’kam bërë unë asnjë tender në jetë.
Dhe tenderat e ky syzgurdulluari dhe ai bukuroshi. Dhe ti, qimja e prapanicës, po ta them… ai bukuroshi, unë syzgurdulluari, dhe ti qimja e prapanicës.
Ja, është vendimi i qeverisë, për Elbasanin, 17 vendime fap e fap e fap e fap e fap. Unë i bëra? Për çfarë më akuzon Altin Dumani mua për korrupsion? Ku? Çfarë i kam dhënë kujt? Çfarë i kam dhënë kujt? Kujt? Çfarë i kam dhënë?
E dini për çfarë e akuzojnë gruan time? Se ajo dhe familja e vet, dhe do ta keni dhe në regji, me transferta bankare, ka blerë shtëpi. Ka blerë shtëpi dhe akuzohet dhe ajo, dhe personi që ia ka shitur.
Po ish-gruaja, e di pse akuzohet? Se ka shitur metra katrorë të vitit 2004-2007. Dhe katër qytetarët akuzohen për pastrim parash.
Dhe pastaj pse shoqja prej 35 vjetësh e ka autorizuar t’i merret me shtëpinë e vet dhe e blerë me transferta bankare, se është shtetase zvicerane. Ja pra, vendimi.
Vendimi i Elbasanit. Inceneratorët i ka bërë kreu i organizatës. Kreu i organizatës.
Dhe ja rasti i Fierit. Ore, e di çfarë anekdote ka dalë për Fierin në Durrës? Është për të qeshur. Anekdota në Durrës ishte, kur e ndalonte polici një qytetar për ndonjë parakalim të shpejtë e të tjera e të tjera, që t’i vinte gjobë makinës, anekdota ishte në Durrës, i thoshte qytetari policit: “O vëlla, po çfarë ma vë mua këtë gjobë, vërja Fierit”. Se ia rraste Fierit të gjitha, ky.
Pra, ja vendimi i Elbasanit.
ÇIM PEKA: Dhënia e inceneratorit u shndërrua me “kënaqësi, ia rrasim të gjitha Fierit”.
ARBEN AHMETAJ: Unë nuk hyj te punët e Fierit, i dashur. Ky është për qarkun e Fierit. Ja firmat. Shihni ndonjë emër ju, Arben Ahmetaj, këtu? Këtu. Shihni ndonjë Ministri Ekonomie? Jo.
Po për çfarë më akuzojnë? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku. E dini, është fakt. Një fakt.
Gazeta RD