Përgjimi plas skandalin diplomatik/ Rama-Yeffet: “Si do ti mbyllim gojen Ambasades amerikane”

Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe një fakt të rëndë.

Gjatë bisedës, Ahmetaj shprehet se, Rama dhe Ron Yefet kishin bërë planin që t’i shpëtonin vëzhgimit të ambasadës amerikane.

ARBEN AHMETAJ: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

Yeffet flet në emër të Ramës dhe në këtë rast kemi të bejmë me një skandal diplomatik ku regjimi i Tiranes ka një plan për ti mbyllur gojën Ambasadës amerikane.

About Krye Redaktor

Check Also

Ahmetaj: Agasi i pranishëm në darkën e Ramës me ish-kancelarin e Austrisë në vilën qeveritare

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri …