Berisha: Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, lidhur me ceremoninë e varrimit për ‘Kasapin e Bosnjës’, Ratko Mlladiç nga autoritetet serbe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se me këtë akt të shëmtuar dhe çnjerëzor, presidenti i Serbisë së Madhe, Asleksandar Vuçiç, dëshmon se për të dhe elitën e Beogradit gjenocidi ndaj një kombi tjetër, krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi.

Reagimi

Të dashur miq,

Dje, me urdhër të presidentit të Serbisë së Madhe, Aleksandër Vuçiç, u varros me nderime të larta shtetërore e kishëtare dhe me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve monstra e Bosnjës, gjenerali famëkeq Ratko Mladiç.

Me këtë akt të shëmtuar dhe çnjerëzor, presidenti i Serbisë së Madhe, Vuçiç, ish-idthar i flaktë i gjeneralit gjakatar dhe iniciator i nismës “Shtëpia për Ratkon” për ta fshehur atë nga drejtësia ndërkombëtare, dëshmon se për të dhe elitën e Beogradit gjenocidi ndaj një kombi tjetër, krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi.

Ky akt është një vrasje dhe masakrim për së dyti i viktimave të Ratko Mlladiçit, është dëshmi e moralit kriminal të nacionalizmit serb dhe një sfidë e hapur për botën e qytetëruar. Gjithashtu, ky akt është dëshmi e pakontestueshme se Serbia e nderimit dhe lavdërimit të gjenocidit më të egër në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore vazhdon të mbetet një kërcënim madhor për fqinjët e saj, paqen dhe stabilitetin në rajon.

About Redaksia

Check Also

Gazeta austriake: Prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

KURIER Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore …