Reagon Ahmetaj: Tek “Delvina Gas” Yeffet sillet si pronar i Shqipërisë, ndan aksionet! E njëjta skemë dhe tek Aeroporti i Vlorës

Në një intervistë telefonike me emisionin ‘Task Forcë’ pasditen e sotme, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet dhe audopërgjimet e publikuara dje në emisionin Çim Peka Live lidhur me planin e Ron Yeffet, që të marrë fushat gazmbajtëse të Delvinës dhe termoncentralin e Vlorës, ku përsëri ndërmjetësi është Ermal Nufi.

Bëhet fjalë për një koncesion, për grabitjen e një koncesionit në jug të Shqipërisë që është Delvina Gas.

Ahmetaj duke lexuar përgjimet thotë se Roni Yefet në koncesionin e Delvina Gas, ka rolin e pronarit të Shqipërisë ku madje ndan dhe aksionet, sa do të fitojë kompania e sa qeveria.

Ahmetaj thotë se e njëjta skemë e grabijtes me dhunë të një prone nën koncesion është sot tek Aeroporti I Vlorës.

Pjese nga intervista

Arben Ahmetaj:  Ju e ndoqët audiopërgjimin edhe ju falënderoj që kërkuat të flisnim, pranova me kënaqësi edhe për të sqaruar sërish audiopërgjimet. Që shqiptarët ta kenë të qartë, një herë, dy herë, 10 herë, 20 herë se çfarë janë këto audiopërgjime dhe se si rrezaton kjo lloj strukture kriminale në të gjithë sektorët kyç dhe në gjakun e buxhetit të shtetit që në finale është gjaku i shqiptarëve. Po ta vini re te raundi i parë dhe raundi i dytë… unë po i bashkoj për një sekondë për ta sqaruar…

Bëhet fjalë për një koncesion, për grabitjen e një koncesionit në jug të Shqipërisë që është Delvina Gas.

Dhe siç e shikoni, unë po ju lexoj mot-a-mot çfarë thotë Roni Yefet.

Siç thamë dje, ne do të jemi 80%… qeveria do të ketë 10 ose 20%. Pra ky merr përsipër e përcakton ndarje aksionesh, praktikisht ky bën si pronar i… sikur kreu i organizatës është administratori dhe ky është pronari i Shqipërisë. Dhe thotë Igor do të jetë 80 ose 90 sido që ta vendosim. Dhe më pas thotë do të kemi një marrëveshje me vete, por unë nuk mund të jem në të formalisht. Ndoshta më vonë situata ndryshon. Dhe fillojnë e flasin pasi të kalojë në Këshillin e Ministrave, të hënën, të hënën, të martën në Këshillin e Ministrave e të tjera e të tjera… ne do të jemi në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, që praktikisht është ministri aktual i Mbrojtjes.

Sonila Meço: Zoti Nufi.

Arben Ahmetaj: Zoti Nufi. Dhe më pas Roni thotë emri i tij është Ermal Nufi, zëvendëssekretari i përgjithshëm. Zoti Ermal Nufi do të mbajë kontaktet, nuk e di kush është përfaqësuesi, ai do të mbajë kontaktet me ju që të realizojmë gjithçka.

Dhe thotë nuk do të jetë KAYO, do të jetë i njëjti koncept.

Sonila Meço: Pra koncepti KAYO si mekanizëm që do të përdoret dhe do të shpërndahet më pas në të gjithë po themi ne sektorët. Se këtu po flasim për Delvina Gas, kemi Bankers Petroleum, kemi shëndetësinë, pak më vonë e kështu me radhë, pra.

Arben Ahmetaj: Do t’i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës.

Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës.

.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërim i Ahmetajt: Dy muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira!

Në intervistën telefonike me gazetaren Sonila Meço, në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ish …