Protesta e 102/ Profesori: Vetëm me durim dhe rezistencë do ta largojmë Ramën!

Këtë të mërkurë mbahet protesta e 102-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.

Profesori Lush Susaj, në fjalën e tij theksoi se vetëm me durim dhe rezistencë mund të shkohet deri tek fitorja e madhe.

‘Ne duam të jemi të lirë në shtetin tonë. Nuk i kemi askujt borxh me na shtyp dhe që të na masakrojë. Ju protestues nuk i mbani familjet me vjedhje e korrupsion, por jeni njerëz të punës dhe të nderit.

Rrugë tjetër nuk kemi, përveç protestës paqësore. Durimi, toleranca, dija, janë forca më e madhe, kjo është fitorja më e madhe mbi diktatorin.

Ai që nuk mundet të bëjë diçka, të qëndrojë në shtëpi. I bëj thirrje profesorëve, ejani në protestë. Në rast se nuk flasim ne, kush do flasi?

Dikush më tha që nuk flet dot, pasi ka frikë se e heqin nga puna. Mos mbetemi skllevër të bukës, kjo tokë është e begatë. Ju lutem, reagoni, duroni”, u shpreh ai.

Profesori u bëri thirrje qyutetarëve protestues të mos bien pre e policisë.

”Mos bini pre e provokimeve të policisë. Largohu sa më parë, Rama je bërë bela”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Ahmetajt/ Segmentet e SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues

Arben Ahmetaj ka bere deklarata te forta  ndaj drejtësisë dhe ai nuk u kufizua te …