Deklarata e fortë e Ahmetajt/ Segmentet e SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues

Arben Ahmetaj ka bere deklarata te forta  ndaj drejtësisë dhe ai nuk u kufizua te vettingu.

Ahmetaj tha se beson ende te Shtetet e Bashkuara, te “vendet anëtare”, te Gjykata Kushtetuese dhe te Gjykata e Lartë, por bëri një ndarje të fortë me segmente të caktuara të drejtësisë shqiptare.

“Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi.”

Ai e krahasoi mënyrën e veprimit të këtyre segmenteve me periudha të errëta të drejtësisë shqiptare, duke thënë se brutaliteti i tyre do t’i kishte zili edhe Aranit Çela.

Ahmetaj tha se ishte bindur se reforma në drejtësi ishte një “mision kombëtar” dhe se sot i kërkon falje publike shqiptarëve për besimin që kishte te Rama.

“Vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës”

Ai tha se nuk kishte menduar kurrë se deformimi i sistemit do të niste nga vettingu.

Ahmetaj është ndalur te vettingu, reformimi i drejtësisë, çështja e tij penale, dosja “Buka”, inceneratorët, Eko Parku, KAYO dhe T-MAC Defense, projektet në Delvinë dhe shëndetësi, energjia, Data Center-i në Durana, tenderi për avionët zjarrfikës, portet e Durrësit dhe Vlorës, çështja Becchetti, zgjedhjet dhe protesta.

Ai ka deklaruar se disponon dokumente dhe materiale që, sipas tij, mbështesin akuzat e ngritura gjatë intervistës. Në një pjesë të saj është përmendur edhe një regjistrim audio.

Boshti i gjithë deklarimeve të tij është Edi Rama, të cilin Ahmetaj gjatë intervistës nuk e quan me emër në shumë raste, por “kreu i organizatës”.

Ahmetaj e ka nisur sulmin ndaj sistemit të drejtësisë duke bërë një ndarje mes institucioneve dhe “segmenteve” të tyre.

Ai tha se nuk i fut të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në një thes dhe se ende beson se brenda sistemit mund të ketë njerëz që do të veprojnë për të rikthyer atë që ai e quan rend kushtetues.

Por, kur foli për vettingun, deklarimi i tij ishte i drejtpërdrejtë:

“Vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës.”

Ahmetaj tha se në procesin e vettingut kanë pasur rol tre figura, të cilat ai i lidhi drejtpërdrejt me rrethin e Ramës: një këshilltare e kryeministrit që, sipas përshkrimit të dhënë në intervistë, ka kaluar nga zyrat e Kryeministrisë në vetting; motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të Ramës.

Gazetari Çim Peka përmendi emrat e këshilltares Sanxhaktari, Genta Bungës dhe motrës së Belinda Ballukut.

“Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë”, u përgjigj Ahmetaj.

Ai ngriti pyetjen se në ç’vend të botës mund të ndodhte një situatë e tillë dhe tha se, ndërkohë, të njëjtët persona ose struktura paraqiten në raporte si histori suksesi të reformës.

Ahmetaj pretendoi gjithashtu se njerëz të tjerë janë skualifikuar nga vettingu për fenomene të njëjta me ato që, sipas tij, janë toleruar te personat që ai përmendi.

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e fortë e Berishës nga SHBA/ Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku!

“Nga toka e lirisë e shpall me besim: Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria …