Pesë vitet e 9 shtatorit

Nga Oerd BYLYKBASHI

5 vite më parë Lulzim Basha thirri mbledhjen e turpshme për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD sepse Berisha ishte “non grata” në SHBA. Për turp të Bashës dhe atyre që e nxitën dhe mbështetën, sot pesë vite më pas, Sali Berisha merr pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane.
Atë mbrëmje, mes heshtjes së rëndë, pa asnje koordinim, ishim gjashtë kolegë, une bashkë me Albana Vokshin, Luçiano Boçin, Bujar Leskajn, Flamur Nokën e Tritan Shehun që u çuam dhe e kundërshtuam haptazi dhe ashpër.
E dinim që po bënim një hap që vendoste karrierën në pikpyetje, por na ruante dinjitetin dhe moralin dhe na bënte të lirë.
Mesazhi im në atë mbledhje 5 vite më parë ishte:
Lulzim Basha, me vendimet personale po vret demokracinë në parti, po shkel statutin që na mban bashkë, po zhduk kolegjialitetin, po përçan lidershipin, bazën dhe grupin parlamentar të partisë dhe po dëmton mundësinë e PD për të fituar zgjedhjet. Për këtë do të mbash përgjegjësi.
Nuk më munguan paralajmërime e kërcënime ndërkombëtarësh Tirane. U shkarkuam nga funksione e u përjashtuam nga grupi parlamentar prej Bashës.
Ajo që erdhi më pas ishin Foltoret dhe Rithemelimi i PD që përfundoi me Kuvendin madhështor të 11 dhjetorit 2021 që miratoi Statutin e PD që vendoste kolegjialitetin mbi njëshin.
Pesë vitë më pas, 9 shtatori simbolizon tabelën në hyrje të urës, që na tregon ku të çon ajo urë, përtes së cilës demokracia shkëmbehet me autokracinë, kolegjialiteti me unitetin dhe kohezioni me disiplinën.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor

Nga Genc BURIMI Aleksandër Vuçiç më kot rezistoi gati dy vjet nga shpërthimi i protestës …