Protestë para SPAK: “Drejtësi”, “Dorëheqje”, të hetohen audiopërgjimet e Arben Ahmetajt

Përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të cilat tregojnë se si njerëz afër Qeverisë favorizohen duke përfituar drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit pa asnjë garë apo meritë të bazuar në ligj, ishin arsyeja që një grup qytetarësh protestuan sot para Prokurorisë së Posaçme.

“Drejtësi”, “Këtu vendosim ne”, “Dorëheqje”, ishin thirrjet e protestuesve. Ata kërkojnë që SPAK të marrë seriozisht deklaratat e Ahmetajt dhe të nisë hetimet për të gjitha aferat korruptive, prapaskenat e të cilave u zbardhën nga ish-zëvendëskryeministri.

Protestuesit thonë se audiopërgjimet e bëra publike nga Ahmetaj duhet të merren në dorëzim nga SPAK në mënyrë të hetohet plotësisht çdo pretendim i ish numrit 2 të Qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ka zhvilluar …