Bardhi pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ka zhvilluar një takim në kryesinë e Kuvendit, me kreun e deputetëve të PD Gazment Bardhi.

“Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona:, thuhet në njoftimin e shpërndarë medias nga zyra e Bardhit.

Njoftim për Shtyp i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm.

About Redaksia

Check Also

Protesta 129/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

Ka nisur në Tiranë protesta e 129-të radhazi kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të …