Deklarata e Berishës/ “Beteja tjetër që do të fitoj pas Shteteve të Bashkuara”

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë thanë Sali Berisha nuk ka çfarë beteje bën, kjo më shumë sesa ta dëmtojë në aspektin ligjor, është ta izolojë, t’i thojë shko në shtëpi. Thonit në zyrën e sekretarit të shtetit Blinken, të gjithë thanë ky njeri është i pakuptimtë. Betejën morale me shqiptarët e fituat që në atë moment. Ai ka qenë piku kulminant i fitores së betejës morale. Ish-presidentit, ish-kryeministrit që nuk ka frikë t’i hedhë në gjyq sekretarin e shtetit. Sekretarin e shtetit që në një farë forme edhe komandonte drejtësinë në Shqipëri, po thotë se ndjehej shumë i fortë dhe shumë i pastër me veten. Pastaj njerëzit thanë kaq e kishte, e fitoi betejën morale. Ju futet garës dhe betejës për ta çliruar Partinë Demokratike nga Lulzim Basha. Askush nuk mendoi se mund ta rimerte një të vulën. A e dini që e morët, duke mundur në 2015-ën dhe duke rikthyer Partinë Demokratike tek baza e saj. I morët kryetarët, i quajtët anëtarësisë. Në atë kohë kjo ishte në një farë forme sllogan dhe ishte e vërtetë. E fituat dhe këtë thanë, tani Sali Berisha nuk ka më çfarë beteje të fitojë dhe do të… ja arriti qëllimit. Erdhi heqja e ‘non grata-s’, e fituat dhe këtë. U hoq sanksioni, prapë shqiptarët thanë s’ka çfarë fiton më, e fitoi dhe këtë. Erdhi dhe vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jeni në një sallë me presidentin Trump. Pa u bërë as grua e Bilalit dhe as pa paguar si Edi Rama. Shqiptarët thanë çfarë ka për të fituar më? E fitoi dhe këtë. A ka gjë më për të fituar Sali Berisha?

Sali Berisha: Për vete, jo absolutisht. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës.

Duhen 50 vite, 50 vite për të patur treguesin e lindshmërisë që kishim para këtyre viteve. Po kjo është e tmerrshme.

Dhe 50 vite me politikë popullimi. Ky e ka dëmtuar shqiptarët në ekzistencën e tyre sa asnjë pushtim apo faktor tjetër natyror. Çdo ditë që kalon, Shqipëria më poshtë zbret. Të gjitha kompensohen, të gjitha u jepet zgjidhje.

Shoku demografik që pësuam ne, me politikat më të mira sot, ne kemi në Shqipëri lindjen e fëmijëve aq sa rritej 100 vite më parë. Për të arritur tek lindshmëria e para narkoshtetit, që duhen edhe 40-50 vite. Kështu që nuk mund të largohet kush nga kjo front, nga kjo betejë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që… e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet. Merr aktin e fundit.

Dy biznesmenë, katrafyell, njëri me dokumente, me certifikata e me të tjera dhe tjetri po ashtu tjetër, del kapobandoja dhe u thotë ‘Katrafyell, ju… ajo tokë është e imja, e shtetit’.

Si mund të jetë e shtetit, toka që e ka blerë tjetri dhe e ka… atë mund t’ia konfiskosh kur ka shkelur ligjin, por që kryeministri të dalë të nesërmen e të thotë se ‘unë mora tokën’, ai tregon se është vetëm kapobandë dhe asgjë tjetër, s’ka asnjë.

About Krye Redaktor

Check Also

“Vilat binjake Palasë” të Ballukut/ 2 vaska hidromasazhi, pishina në skajin drejt detit, gjelbërim kacavjerrës

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun dhe vilën luksoze në Palasë që …