Berisha takon kryeprokurin e SHBA dhe zëvendësin e tij/ Rama në panik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të rëndësishme të kampit republikan në SHBA.

Për Berishën, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Takimet e Berishës me krerët e drejtësisë amerikane kane futur në panik Ramën.

Reagimi 

Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

About Redaksia

Check Also

Berisha në SHBA është fitore e gjithë demokratëve dhe e atyre që gabimisht sot nuk ndjehen pjesë e PD!

Nga Edi PALOKA Si sot 5 vite më parë, Sali Berishës ju desh të shkonte …