Berisha në SHBA është fitore e gjithë demokratëve dhe e atyre që gabimisht sot nuk ndjehen pjesë e PD!

Nga Edi PALOKA

Si sot 5 vite më parë, Sali Berishës ju desh të shkonte në Parlament si deputet i përjashtuar nga partia e tij!

L.Basha, vetëm një ditë përpara hapjes së Parlamentit shpalli se me vendim të tij personal, me kërkesë dhe nën presionin e ambasadores amerikane Yuri Kim, pezullonte Sali Berishën nga qenia anëtar i grupit parlamentar të PD!

Qëllimi i këtij statusi nuk është të bëj kronikën e ngjarjeve, por t’ju drejtohem me një thirrje dhe atyre demokratëve që sot gabimisht nuk ndjehen pjesë e partisë së tyre e kjo i ka bërë disa të jenë edhe më “agresive” ndaj PD, se vetë kundërshtarët e saj!

I shoh një pjesë që shprehin mllef për vizitën e Sali Berishës në SHBA dhe janë gati të përsërisin pa u menduar fare dhe palaçollëqet e ca fytyrë zdërreve që dalin nëpër studiot e Ramës gjoja si opinionistë!

Jo po Berisha ka shkuar “ilegalisht”, jo po do ta ndalojnë sa te zbresë në aeroport, jo po ka shkuar për arsye shëndetësore e më rrallë gomarllëqe të tilla!

Një demokrat, sado i pakënaqur të jetë me Sali Berishën! Sado arsye të ketë, personale apo jo, për të mos e mbështetur sot Berishën, duhet të kuptojë se vizita e Berishës në SHBA nuk është vetëm fitore personale e tij, po e çdo demokrati!

Pse?

Së pari, për një arsye elementare; Sali Berisha është boshti i historisë së PD, të kësaj partie ku të gjithë ne prej vitesh kemi dhënë gjithshka! Dikush ka dhënë më shumë se dikush më pak! E vërtetë është dhe që dikush ka përfituar me shumë e dikush edhe aspak…Meritokracia nuk ka qenë tipari më i dallueshëm në këtë parti…! Por në fund të fundit PD është shtëpia jonë e përbashkët.

E kemi ngritur dhe mbajtur në këmbë në dhe me sakrifica te mëdha! Si mund të dëshironim sot që kjo shtëpi të ishte ngritur rreth një boshti të kalbur??!! Në se do të dilnin të vërteta akuzat e kundërshtarëve tanë, atyre që na kanë luftuar dhe madje na kanë dashur të eliminuar, nuk do të humbte e do të binte Sali Berisha, po gjithë historia, sakrificat, mundi e madje dhe gjaku i dhjetëra demokratëve!

Prandaj sot dhe ata demokratë që mund të mos e duan Sali Berishën, duhet të gëzojnë e jo të mallkojnë!

Unë nuk kam patur ndonjëherë poste të larta në administratën e Berishës kryeministër! Deputet ka qenë detyra më e lartë. Por shoh sot që ish-ministra të Berishës apo njerëz që kanë mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën e tij, janë mërzitur për heqjen e kufizimit që ishte vënë me pa të drejtë ndaj Berishës! Kjo nuk ka kuptim ! Është absurde!

Mos vallë preferonin që të kishin qenë pjesë e një qeverie të korruptuar ??!!! Kjo nuk do njolloste vetëm Berishën po dhe ata vetë! Prandaj duhet të kuptojnë që kjo është dhe fitore e tyre e jo e kundërta!

Kur u shpall se Berishës i ndalohej vajtja në SHBA e me pas u përjashtua, shumica e atyre që i pranuan ato akte, duke filluar nga Basha vetë, deklaruan se nuk e besonin kurrsesi që akuzat ndaj Berishës të ishin të vërteta, por nuk mund ti dilnin kundër aleatit tonë të madh!

Shumë dakord! Nuk ishte një vendim i lehtë të qëndroje atë kohe në krah të Berishës sidomos për atë pjesë që ishte në qendër të politikës.

Po sot ?

Aleati ynë i madh e ka ftuar dhe po i jep respektin që meritojmë të gjithë në! Prandaj të gjithë duhet ta konsiderojmë një fitore të demokratëve vizitën e Berishës në SHBA dhe pritjen që po i bëhet!

Është koha të mblidhemi të gjithë dhe një herë në shtepinë tonë e jo ta mallkojmë!

P.S

Ky status ju drejtohet vetëm demokratëve të pakënaqur apo të zhgënjyer, jo të shiturve!

About Redaksia

Check Also

Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

Nga Marash LOGU Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, …