“Penxheret” e pushtetit dhe mosbindja civile!

Nga Iva V.GRILLO

Kryeministri duhet të ishte duke dhënë llogari para SPAK-ut për morinë e skandaleve të pashoqe ku është përfshirë…duhet të përgjigjej politikisht edhe para qytetarëve protestues të cilët për të 104-tën ditë radhazi i kërkojnë dorëheqjen.

Por si gjithnjë, gjen një “penxhere” mediatike ku del e bën monologun e vet…me bashkëbisedues që pohojnë me kokë çdo tjetërsim apo manipulim që i bëhet realitetit apo çdo broçkull që hedh kryeministri në publik.

Gjasat duken se SPAK do vazhdojë të sillet si kali në lëmë përsa i përket thirrjes së Kryeministrit para drejtësisë, qoftë edhe si person në dijeni…

Ndaj presioni i vetëm konstant që ka mbetur është presioni i atyre forcave politike dhe qytetarëve që janë realisht në opozitë me këtë regjim imoral e kriminal.

Pas gati 3 muajsh protestë të përnatshme, mosbindja civile duket se është arma e vetme dhe më e natyrshme që u ka mbetur qytetarëve.

Mosbindja civile nuk do të thotë dhunë. Përkundrazi, është mënyra më civile dhe mē efektive e refuzimit të dhunës shtetërore, duke shkundur normalitetin e gënjeshtërt që shpërndan propaganda.

Dhe ndoshta është arma e vetme që ka mbetur për ndalimin e monologjeve tallëse që transmetohen me “altoparlant” nga dritaret e pushtetit.

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

“Ministrja e ardhshme”

Nga Auron TARE Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një …