Ndërsa seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Partizani” ka dështuar të zhvillohet ditën e sotme, si pasojë e një bojkoti nga ana e avokatëve mbrojtës, Jamarbër Malltezi ka bërë publike edhe një padi të re në SPAK.
Në një deklaratë për mediat pas anulimit të seancës, Malltezi tha se ka depozituar një kallëzim të ri penal në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Malltezi bëri me dije se ka paditur personalisht Taulant Ballën për dëshmi të rremë, duke pretenduar se ky i fundit ka thënë të paktën 12 gënjeshtra si dëshmitar në organin e akuzës.
Gjithashtu nuk kurse akuzat ndaj prokurorëve të SPAK-ut, që sipas Malltezit janë “shërbëtorë” të mazhorancës për faktin se nuk e kanë nisur kryesisht procedimin penal.
Jamarbër Malltezi: Atëherë seanca nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve. Avokatët refuzojnë që të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, duan të mbajnë celularët në mënyrë sepse i përdorin për ë informacionet e tyre. Një gjë e re që është sot gjithashtu, është që sot është depozituar në SPAK, kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për dëshminë e tij të rremë.
Pra Taulant Balla nuk ka bërë vetëm kallëzimin e rremë në prokurori, por edhe kur ishte si dëshmitar, ka bërë dëshmi të rreme me të paktën 12 gënjeshtra. Është depozituar sot në SPAK. Fakti që vetë prokurorët e SPAK-ut nuk e kanë nisur procedimin penal tregon qartazi që prokurorët e SPAK-ut janë shërbëtorë të Edi Ramës. Nuk janë për të zbatuar ligjin dhe për të kërkuar llogari te cili do qoftë ai, qoftë Edi Rama apo Taulant Balla.
Mban firmën time, po të doni ju jap një kopje të kallëzimit penal. Gjithashtu më duhet t’ju them edhe diçka tjetër. Unë me Gjim Pegenin jemi pronarë të toke. Ne jemi në gjyq. Hajduti Edi Rama që ka vjedh tokën tonë dhe ia ka falë leçianit Bolino nuk është në gjyq as nuk hetohet. Ne jemi në gjyq pse kemi zhvilluar tokën tonë. Ndërkohë Edi Rama që i nxjerr me përdhunë njerëzit nga 5 Maji, nga Astiri, të gjithë me rradhë nuk është. Ne kemi strehuar 42 familje informale që ishin në ato toka që i kishte vjedhur ndër të tjera dhe Isa Tarja që tani hiqet si me demencë. Ju faleminderit!
Shiko, avokatët i dinë vetë të drejtat dhe rregullat e tyre. Askush nuk ka të drejtë t’i trajtojë si qytetarë të dorës së dytë. Po, po prandaj është, kemi qëndrim dyfisht. Tani domethënë avokatët thonë që ne duhet të kemi të njëjtin qëndrim sepse domethënë gjyqtarët e mbajnë, ndërkohë që avokatët e përdorin gjithashtu dhe për axhendën e tyre. Nga do e dinë ata e kanë ditën të lirë apo të zënë. Është çështje e tyre.




Gazeta RD