Kriminale/ Deputetja Zegjine Çaushi fshehu pengmarrjen nga familjari i saj dhe nuk e liroi, dëshmia

Rrëfimi i Meritës 34 vjeçare që u mbajt peng për 45 ditë nga Bledar Bakaj dhe siç pretendon, është dhunuar e përdhunuar nga daja i Zegjine Çaushit, ka zbuluar një skandal të madh në të cilin përfshihet edhe deputetja socialiste.

Një video e re është publikuar në rrjetet sociale dhe Merita rrëfen se Bledari është drejtpërdrejt daja i deputetes Zegjine Çaushi, dhe së dyti, dy ditë pasi ajo ishte marrë peng dhe mbahej me forcë në shtëpinë e 52 vjeçarit, Zegjineja ka shkuar dhe e ka takuar.

Është thënë që Bledari, është daja i Zegjinesë, është ai daja i Zegjinesë?

Merita: Po. Po. Po. Është drejtpërdrejt.

E ke takuar ti Zegjinenë?

Merita: E kam takuar. Pas dy ditësh erdhi. (Dy ditë pasi kishte ndodhur pengmarrja dhe Merita mbahej me dhunë në shtëpinë e Bledar Bakaj). E mori përjashta dhe i tha “qysh e ke marrë”. Ai i tha “atë e di unë”.

Më tej, 34 vjeçarja thotë se pasi deputetja Zegjine Çaushi ka marrë këtë përgjigje nga daja i saj, i ka pohuar: “Do na fus në telashe, i tha.” Kjo, lë të kuptohet se deputetja socialiste i trembej asaj që mund të ndodhte më vonë nëse ngjarja zbulohej, siç në fakt ndodhi.

Kjo copëz nga rrëfimi i Meritës zbulon skandalin e madh që implikon edhe deputeten socialiste Zegjine Çaushi, sepse të paktën siç pretendohet, por mund të verifikohet edhe shumë lehtësisht, ajo ka qenë në shtëpinë e dajës dhe e ka ditur situatën, por në vend që ta ndihmonte 34 vjeçaren të shpëtonte nga dhunë dhe mbajtja kundër dëshirës, më shumë ka pasur merakun e “telasheve” publike.

About Krye Redaktor

Check Also

Bylykbashi: Kriza për pagat e magjistratëve u shkaktua nga Qeveria dhe Parlamenti

Projektligji për pagat e magjistratëve që po zhvillohet në komisionet parlamentare, paralajmëron një krizë të …