5 viktima nga telat e energjisë, Këlliçi: Pasiguria dhe injorimi i viktimave, fytyra e qeverisjes së Ramës!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar, lidhur me viktimat në radhët e elektriçistëve gjatë orarit të punës, ngjarje këto të ndodhura në pak javë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi këkron që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë apo një zyrtar i shtetit, të mbajë përgjegjësi për humbjet e jetëve të elektriçistëve.

Sipas Këlliçit, pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve dhe viktimave, tregojnë fytyrën e qeverisjes së Edi Ramës, tashmë në vitin e 14-të.

Reagimi

5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!

Brenda pak javësh 5 punonjës të OSHEE dhe qytetarë, kanë humbur jetën nga defektet në rrjet. Të shtunën një elektriçist i ri në Belsh ishte viktima e fundit.

Këto janë ngjarje tronditëse dhe dëshmojnë mungesën totale të sigurisë në punë e kudo. Kur elektriçistët që janë të trajnuar humbin jetën, merret me mend se sa të ekspozuar janë qytetarët përballë avarive dhe punëve shkel e shko të qeverisë.

Njësoj tronditëse është dhe heshtja me të cilën i përcjellin këto incidente të rënda autoritetet, duke nisur nga Ministri përgjegjës dhe zyrtarë të tjerë. Asnjë reagim prej Ministrit Karakaçi, çka nxjerr në pah jo vetëm mungesën e përgjegjësisë institucionale por dhe të etikës humane.

Pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve dhe viktimave, tregojnë fytyrën e qeverisjes së Edi Ramës, tashmë në vitin e 14-të.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: SPAK po hesht për rëndimin e masës ndaj Ballukut, pse po i jep kohë Ramës?

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka vijuar për të pestën ditë radhazi …