Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! Mediat proqeveritare e censuruan fjalën e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për median u ndal dhe tek fjalimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit që u mbajt në Teksas.

Berisha tha se, Presidenti Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës!

Ai evidentoi se mediat proqeveritare në Shqipëri e censuruan plotësisht fjalën presidentit të SHBA-së dhe rreziqet që ai përcaktoi për SHBA, dhe natyrisht në mënyrë identike për Shqipërinë. Droga dhe komunizmi, komunizmi dhe droga.

Berisha: Miq, në tërësi takimet me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së SHBA, janë paraqitur çdo ditë dhe janë raportuar çdo ditë para shqiptarëve. Por asgjë nuk mund të përshkruhen dy gjëra të tjera.

Nuk mund të përshkruhet madhështia, fantazia e konferencës elektorale të Donald Trump, i cili në dy ditë, në ditën e parë me dy orë pa ndërprerje, në ditën e dytë me 35 minuta, e elektrizoi një sallë të madhe, një stadium, që ishte i zjarrtë.

Çdo shqiptar, po të kishte ndjekur fjalën e presidentit Trump dhe konventën, do t’i dukej se në raport me rreziqet kryesore që paraqiti presidenti Trump para publikut amerikan dhe mbarë botës, Shqipëria ishte brenda atij kuadri.

Dy ishin rreziqet kryesore. Rreziku komunist dhe rreziku i trafiqeve.

Nëse ka sot regjim që qëndron mbi këto dy shtylla, është regjimi klasik i Tiranës i Edi Ramës.

Ndaj mesa pamë, mediat proqeveritare censuruan tërësisht fjalën e presidentit Trump dhe rreziqet që ai përcaktoi për SHBA, dhe natyrisht në mënyrë identike për Shqipërinë. Droga dhe komunizmi, komunizmi dhe droga.

Çfarë t’u them?

Ato dy ditë, në atë konventë ishin dy ditë në fantazi.

Në Llozhën e Lirisë, ku na kishin nderuar mua dhe zotin Mediu, ne krahas ndjekjes së seancës, zhvilluam edhe një seri takimesh të shumta.

Në llozhë, në mjediset rreth llozhës. Të frytshme dhe me interes të plotë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

About Redaksia

Check Also

IPARD III i bllokuar/ KE: Nuk kemi afate për hapjen e tyre! Fondet e keqpërdorura duhet të kthehen

Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3”, tha Petrit …