Berisha: Nuk kisha asgjë personale në përpjekjen time për një opozitë të pavarur, kisha vetëm interes kombëtar

Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Zoti Berisha, në datën 9 shtator të 2021-shit, kur u përjashtuat nga grupi parlamentar, nisët foltoret dhe pohuat në atë kohë që luftën po e bënit për dinjitetin tuaj. Me heqjen e non gratës dhe këtë vizitë në Shtetet e Bashkuara, a mendoni se dinjiteti juaj u vendos në vend?

Sali Berisha: Mendoj se në atë moment u kam thënë shqiptarëve se unë nis sot betejën për një opozitë sovrane.
Betejën për dinjitetin tim, unë e kam nisur me datën 19 maj. Në letrën që i dërgova Sekretarit të Departamentit të Shtetit Blinken në padinë që bëra në Paris, në qëndrimet e mia në mediat amerikane.
Pra, këto ishin, këto ishin përpjekjet e mia për të mbrojtur dinjitetin tim.
Kurse Foltorja kishte absolutisht një qëllim, Shqipëria duhet të kishte një opozitë të pavarur. Si kusht që ky vend të ketë sovranitet të brendshëm të sigurt.
Foltorja është thirrur në datën 9, atëherë kur Lulzim Basha tha se me urdhër të këtij, e të atij, e të atij, e përjashtova nga grupi parlamentar Sali Berishën.
Dakord? Pra unë besoj të drejtën për të qenë në parlament, apo në grup të caktuar parlamentar, e përcaktojnë votuesit shqiptarë dhe askush tjetër. Dhe kjo ka qenë përpjekja ime pra.
Nuk ka qenë përpjekja personale, se unë betejën personale e bëja shumë mirë. E kisha shpallur publikisht, do ta bëj me gjykatë dhe me media. Kurse partia duhet të qëndronte parti, parti opozitare, sovrane e këtij populli.

-Pra në rrafsh personal, gjithçka është rikthyer si më parë me dinjitetin?

Sali Berisha: Nuk kisha asgjë personale në përpjekjen time për një opozitë të pavarur. Kisha vetëm interes kombëtar dhe kam vepruar në përputhje me bindjet e mia.

About Redaksia

Check Also

IPARD III i bllokuar/ KE: Nuk kemi afate për hapjen e tyre! Fondet e keqpërdorura duhet të kthehen

Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3”, tha Petrit …