Takimi me kryeprokurorin e SHBA/ Berisha: Paraqitëm problemet më kryesore të lidhura me shtetin ligjor dhe narkoshtetin

Maringlen Kume, MCN: Zoti Berisha, gjatë qëndrimit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me zotin Mediu, publikuat një takim që keni patur me kryeprokurorin atje. Çfarë biseduat me të, folët për emra konkretë?

Sali Berisha: Natyrisht, ai ishte një takim në të cilin ne paraqitëm problemet më kryesore të lidhura me shtetin ligjor, narkoshtetin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Këto ishin çështjet kryesore të diskutuara.

Tani që u kthyet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërkohë në javët në vijim pritet që të vijë në Shqipëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Do të takoheni me të, do të keni takime me të në selinë e Partisë Demokratike?

Sali Berisha: Ambasadori është i mirëseardhur në çdo kohë në selinë e Partisë Demokratike. Por agjendën e tij e bën vetë ai. Ne jemi të hapur dhe e mirëpresim.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …