Video/ Gjimnazistët te “Qemal Stafa” bojkotuan mësimin, thirrje Ramës për dorëheqje

Thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës janë dëgjuar paraditen e kësaj të hëne, në korridoret e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, në nisje të vitit të ri shkollor, nxënësit janë solidarizuar me protestat që vijojnë në kryeqytet prej gati 3 muajsh, duke i bërë thirrje Ramës për dorëheqje.

“Jepe dorëheqjen”,– dëgjohet të thonë nxënësit, të cilët, sipas raportimeve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë vërshuar në korridore.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Nëse Veliaj del nga burgu me vendim të GJL, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentarë të PD, Gazment Bardhi ka reaguar më një shënim në rrjetet …