Nga Petrit VASILI
Edhe sa do përpëlitet SPAK përballë aferës Rama-Yeffet?
Dokumentet dhe faktet janë tashmë sheshit dhe afera Rama-Yeffet është absolutisht e pambrojtshme.
Abuzimi dhe dhunimi i interesit publik është kaq i trashë, saqë e ka bërë hetimin dhe dënimin e Ramës dhe qeverisë gjënë më të lehtë në botë.
Aferën shqiptarët e dëgjuan me gojën e Yeffet, që pranoi se qeveria e ka pajtuar për të bërë punët e këqija.
Pyetja më e rëndë që shtrohet është:
Pse SPAK nuk bëhet i gjallë?
Si mundet që përballë kësaj afere, që vetëm rëndohet çdo ditë, SPAK ka guximin e marrë që ta trajtojë sikur nuk ka ndodhur asgjë?
Të tjera përgjime pritet që të dalin dhe SPAK, megjithatë, hesht, po përse? Kush ia ka lidhur duart?
Me kë do ta ndajë SPAK këtë përgjegjësi të mosveprimit të tij?
Megjithëse shpresat që afera Rama-Yeffet të shuhet janë zero, ku e gjen kurajon SPAK që hesht?
SPAK “harron” që është aty për të mbrojtur interesin publik dhe, duke mosvepruar, do të thotë inkriminim i tij. A e di që do të përgjigjet një ditë?
Shqiptarët e kanë parë SPAK të reagojë për çështje nga më të parëndësishmet apo për denoncime, shpifje ordinere të njerëzve ordinere, dhe shohin sot që mbyll sytë dhe gojën përpara aferave, që përbëjnë krim shtetëror.
Ndaj SPAK duhet të reagojë së paku për të shpëtuar veten, sepse iluzioni se do të shpëtojnë Ramën është më pak se zero.
Gazeta RD