Bardhi: Nëse Veliaj del nga burgu me vendim të GJL, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentarë të PD, Gazment Bardhi ka reaguar më një shënim në rrjetet sociale për seancën që pritet të zhvillohet nesër për Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë.

“Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi”.

“I bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë”. “Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues dhe për të realizuar skenarin e nxjerrjes së Erion Veliajt nga burgu”, shkruan Bardhi.

Reagimi

Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi.

Erion Veliaj nuk është në burg për një akuzë të vetme, por për katër prej akuzave më të rënda që mund të rëndojnë mbi një zyrtar të lartë. SPAK e ka marrë të pandehur për 9 raste korrupsioni, të kryera në bashkëpunim, për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Për nga pesha dhe numri i akuzave, Erion Veliaj konkurron sot vetëm me Belinda Ballukun.

I bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues dhe për të realizuar skenarin e nxjerrjes së Erion Veliajt nga burgu.

Partnerët tanë, që kanë investuar prej 10 vitesh në Reformën në Drejtësi, kanë rastin ta vlerësojnë atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë si pjesë të standardit me të cilin matet lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri.

I bëj thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptar për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Nëse një person që akuzohet për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale, lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend.

Drejtësia nuk mund të ketë një standard për qytetarët dhe një tjetër, kur përballë saj janë njerëzit e pushtetit.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama sulmoi në avion emigrantin, pasojat e ‘kafshimit’

Cim PEKS Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri! Rama kap me thonje emigrantin shqiptar duke …