Aktivisti: Studentët e demaskuan hajduten Balluku, SPAK deklaroi vilën e 3-të, pensionisti nuk siguron ilaçet!

107 ditë protestë dhe rezistencë! Qytetarët kanë vijuar revoltën para kryeministrisë.

Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë për keqqeverisje.

“Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar kombin, kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ligje si paketa e maleve, investitori strategjik, cënon vendin. Shqipëria është në udhëkryq, kombi është në udhëkryq, ndaj duhet të jemi bashkë. Sot SPAK doli me një deklaratë që ka një vilë të 3 sekrete të Ballukut. Ky është një krim…

Pensionistët mezi paguajnë ilaçet dhe të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi…Policia e Shtetit me 600 mijë mëzor sigurojnë rritjen e fëmijëve…Studentët dje e demaskuan hajduten. Një polici qëlloi me grusht një protestues dhe shefi i tij bënte sehir. Ky është një turp. Durimi ka kufi dhe kemi treguar që jemi paqësor, popull i emancipuar. Mos na provokoni sepse revolta popullore kur të ndizet nuk ndalet më”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi/ Roni Yeffet: Ministrinë e Energjetikës ma lini mua! Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta!

Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet …