Në një deklaratë nga Strasburgu, Stefanuta ngriti shqetësime lidhur me arrestimet dhe kufizimet e disa llogarive në rrjetet sociale që kanë pasqyruar protestat mbi 100 ditore.
Më tej, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë duke u premtuar se nuk janë vetëm në betejën kundër korrupsionit. Ai tha se protestat nuk duhet të ndalen.
Deklarata
Jam këtu për të folur për shqiptarët që po drejtojnë një revolucion për më shumë se 100 ditë. Dalin në protestë çdo ditë dhe tani po arrestohen nga policia. Gazetarët po censurohen.
Rrjetet sociale të atyre që po pasqyrojnë protestën po mbyllen. Dhe më lejoni t’ju drejtohem shqiptarëve: Ne ju ndjekim nga këtu. Ne e shohim se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Unë kam qenë atje. Kam qenë në Tiranë. Kam protestuar me këta njerëz. Kam folur me ta dhe më shkruajnë çdo ditë. Ju nuk jeni vetëm, shqiptarë.
Nuk jeni vetëm në përpjekjet tuaja për transparencë, kundër korrupsionit, për natyrën dhe të drejtat tuaja.
Shteti shqiptar, nëse do të jesh në Europë, duhet të respektosh rregullat. Të respektosh shqiptarët dhe ne jemi me ta.
Gazeta RD