Berisha: Kjo është ditë e vështirë, thirrja jonë është për vetëpërmbajtje! Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin dhe stabilitetin e Kosovës!

Berisha: Dënojmë me forcën më të madhe të gjithë ndërhyrjet e Beogradit dhe të tjerëve që janë bërë në këtë gjykatë.
Nuk ishte e rastit sot, kryetari i komisionit të jashtëm të Kongresit, i nënkomisionit për Evropën, kongresmeni Keith Self kërkonte që ajo gjykatë të mos ketë ndikime politike.
Faktikisht u faktuan ndikime të forta politike.
Dhe, akuza u formulua mbi bazën e funksionit që kanë pasur.
Po kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Ata ishin përfaqësues dhe drejtues të UÇK, por ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullatës të pambrojtur civile nga gjenocidi serb.
Gjenocidi serb, të cilin e mohon Edi Rama.
Sipas tij, Operacioni Patkoi, Masakra e Reçakut dhe masakra të tjera nuk kanë qenë gjenocid.
E mohon vëllai i Vuçiçit.
Gjithashtu thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që emocionet të ndikojnë në rendin, qetësinë, stabilitetin e Kosovës.
Kjo do ishte e papranueshme dhe e dënueshme.
Kosova, shteti i saj, institucionet e saj, askush nuk ka të drejtë të marrë akte ndaj tyre, e aq më pak ndaj qytetarëve të çdo kombësie aty, në mënyrë absolute, kategorike, për një vendim të padrejtë të një gjykate.
Ndaj dhe thirrje u bëj edhe në Hagë shqiptarëve që nuk është kjo rruga e përballjes.
Rruga është nëpërmjet apelit, por edhe institucioneve të tjera.
Duhet parë sepse kjo gjykatë ka probleme të mëdha me ligjin e vet në radhë të parë.
Ndaj dhe duhet parë kjo në institucionet ndërkombëtare, i gjithë ky kuadër që shkonte me helikopter Edi Rama për t’ua imponuar gjykatën.
Gjykata duhej ngritur, por gjykata ngrihet sipas standardeve ndërkombëtare të njohura.
Edhe njëherë shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës, me familjet e ish-udhëheqësve politikë dhe udhëheqësit politikë të Kosovës në këtë ditë të vështirë.
Por në këtë ditë nuk mundet kurrë që emocionet të kërcënojnë rendin, sigurinë, paqen, sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve apo të rendit në Kosovë.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD për ‘Newsweek’/ Trump ka të drejtë për NATO-n, Shqipëria duhet të bëjë detyrën e saj

Nga Nikola Kedhi për Newsweek Shqipëria e ka retorikën si të ishte aleati më besnik …