Arkitekt i vilës së Ballukut/ Eftimi del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët!

Olsi Eftimi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 1 ore.

Arkitekti i njohur mbërriti në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Konkretisht, Olsi Eftimi dhe vëllai i tij Alban Eftimi, i cili ndodhet ende brenda mjediseve të SPAK, janë thirrur për të dëshmuar lidhur me arredimin e vilës së dyshuar në pronësi të Ballukut, me vendndodhje në jug të vendit.

Në qendër të hetimeve ndaj Ballukut janë dyshimet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera publikë.

SPAK po verifikon gjithashtu të dhëna të administruara gjatë hetimit, përfshirë komunikime elektronike, të cilat po analizohen për të identifikuar lidhje të mundshme mes personave, projekteve dhe transaksioneve të dyshuara.

About Redaksia

Check Also

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagim i fortë ndaj Ramës nga protesta: Ushtrove presion në Kosovë për ngritjen e Gjykatës Speciale

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar …