Berisha: Kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë

Gjatë fjalës së mbajtur në kuvendin e PD së degës së Krujës, lideri i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se, nuk do të ndalojnë përpjekjet që Kruja dhe Fushë Kruja të jenë bashki të veçanta.

Berisha tha se, i garantoj qytetarët e Fushë Krujës se kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë.

Berisha: A mund të imagjinohet? Ky është realiteti. Një Shqipëri e tjetërsuar, një shpërfiollje totale e qytetarëve.

Dëgjoni, edhe në diktaturë, çfarë thoshin? E mo se nuk vdes kush për bukë këtu. Të njëjtat fjalë, të njëjtat shprehje ka përdorur Edi Rama në mënyrë të përsëritur.

Po vdes për bukë, vdes për ilaçe, vdes në spital.

Këtu e ka katandisur Shqipërinë, në një kohë kur potencialet dhe pasuritë e saj janë të pakrahasueshme.

Shikoni, çmimet e ushqimeve u rritën në Shqipëri nga vjet në sivjet 6 herë më shumë se në Romë, në Berlin, në vendet e BE.

Nafta, çmime ndër më të lartat në botë.

Cinizëm ekstrem.

Asnjë qindarkë nuk ul taksën e ushqimeve.

Cinizëm ekstrem.

Ua hoqi fermerëve kompensimin për naftën, e cila në Shqipëri shitet 40 gjer në 50 përqind më shtrenjtë se në Kosovë, se në Maqedoni që nuk nxjerrin një litër naftë dhe që një pjesë të mirë të naftës e marrin në portet tona.

Kjo është Shqipëria.

Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin.

Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin.

Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi.

Edi Rama është në rënie dhe rrokullisje të madhe.

Por shqiptarët presin nga PD me një kusht, me një PD të ripërtërirë në mënyrë më të fuqishme.

Ju e patë këtë dokumentar, ishte vetëm pjesërisht një aspekt, aspekti i Aulon Bej Kalasë si qytetar, nuk e harroj kurrë kur tërmeti goditi rrethin tuaj.

Para shteti, ai ngriti çadrat dhe e ndiqja çdo ditë, shpërndante ushqim, bënte çdo gjë për t’ua lehtësuar atë dhimbje të tmerrshme që u krijoi shembja e shtëpive.

E pashë në zjarret, u bë zëdhënësi kryesor jo i PD, i qytetarëve.

Dhe në fakt, për këto arsye, askund nuk meritonte të mbahej Foltorja e Ripërtëritjes më parë se në Krujë dhe kjo është meritë e madhe e jotja.

Ishim dy degë, sherre për bashkimin. Ja që u bashkuam.

Por unë i garantoj qytetarët e Fushë Krujës se kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë.

Krujën e ka bërë Zoti kryeqendër, nuk ka nevojë për asnjë qendër tjetër. Dhe ajo rri në vete bashki krenare.

Por rregullat imponojnë këtë zgjidhje dhe Auloni e udhëhoqi bashkë me Andian e bashkë me ju këtë proces dhe sot jemi në finalizimin e një stadi, finalizimin e zgjedhjeve të drejtuesve kryesorë.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Nuk do të shembemi nga asnjë sulm! Fitorja bashkë do të jetë e padiskutueshme!

FJALA E KRYETARIT TË PD KRUJË, AULON KALAJA NË KUVENDIN E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA KRUJË …