Julinda Emiri: Studentët e 36 vendeve refuzojnë konviktet, Gonxhja fsheh letrën dhe mashtron publikisht

Deklarata e kryetares së Këshillit Kombëtar, Julinda Emiri

Studentë nga 36 vende të botës kanë refuzuar të akomodohen në konviktet e Qytetit Studenti, duke e detyruar Ministrinë e Kulturës dhe Sportit t’u gjejë mjedise të tjera gjatë zhvillimit në Tiranë të Kampionatit Europian Universitar të Sporteve Luftarake.

Pas denoncimeve në media, ministri Blendi Gonxhja e mohoi publikisht këtë fakt.

Por Partia Demokratike disponon një letër të presidentit të EUSA 2026, Haris Pavletić, drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, në të cilën thuhet qartë se godinat e dakordësuara për akomodimin nuk do të ishin të disponueshme për aktivitetin.

Këtë dokument Gonxhja e ka fshehur nga publiku. Në stilin e Edi Ramës, ai di vetëm të rrahë gjoksin për arritje imagjinare në 3D, ndërsa realitetin e konvikteve shqiptare përpiqet ta mbulojë me propagandë dhe mohime.

Sportistët e huaj u sistemuan në mjedise të tjera dhe, pas përfundimit të kampionatit, do të kthehen në vendet e tyre. Por pyetja që mbetet është: çfarë do të ndodhë me studentët shqiptarë, të cilët në fillim të tetorit nisin vitin akademik?

Për ta nuk do të ketë hotele dhe as akomodim alternativ. Ata do të detyrohen të jetojnë në të njëjtat kushte të papërshtatshme që bashkëmoshatarët e tyre nga 36 vende të botës i refuzuan.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: fasadë për të huajt, konvikte të degraduara për studentët shqiptarë; propagandë publike, dokumente të fshehura dhe mashtrime nga ministrat.

Ky fakt i rëndë, të cilin propaganda nuk mund ta fshehë, duhet të shërbejë si një thirrje për çdo student shqiptar që t’i bashkohet protestës qytetare në Bulevard.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Shqipëria është vendi i vetëm ku gjyqtarët s’paguhen prej 2 muajsh!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për statutin …