Deputeti i PD, Flamur Noka kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë shqiptare, pas vendimit të Speciales në Hagë për dënimin e ish krerëve të UÇK.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama për shnatazhim dhe presion ndaj pushtetarëve dhe udhëheqësve të Kosovës, 10 vite më parë për ngritjen e Gjykatës Speciale për interesa ruso-serbe.
Sipas Nokës, Rama duhet të dalë dhe t’u thotë të vërtetën shqiptarëve, se cilat interesa mbrojti që shantazhoi politikën në Kosovë.
Noka shtoi se tanimë pas 10 vitesh, i doli profecia Sali Berishës, mbi udhëtimine befasishëm të Ramës në Kosovë, kur atje përflitej për ngritjen e Gjykatës Speciale.
Për shqiptarët matanë Drinit e ktej ka qenë ditë e zezë, për luftën e UÇK. Jemi këtu për t’u kujtuar shqiptarëve si ishte zanafilla në këtë ditë të zezë. Më 2016 Berisha paralajmërnte se pazari Rama-Vucic ishte ai që do ngrinte Specialen, që sipas opozitës ishte thikë pas shpine për Kosovën dhe sot rezultoi.
Qani me lot krokodili, kush e urdhëroi e detyroi Ramën të shkojë në Prishtinë dhe të shantazhojë liderët e UÇK e shtetit të votojnë gjykatën. Për interes të kujt shkoi e shantazhoi për Specialen?
Pse s’ju ka thënë Edi Rama, kush e urdhëroi, madje sot është dita që çdo shiptar të thotë: Edi Rama të përgjigjet e të japë llogari, përvec interesava të Rusisë e Serbisë, koha e vërtetoi pas 10 vitesh profecinë e Berishës. Marre është kur shet Kosovën dhe i fut thikën pas shpine Koosvës.
Gazeta RD