Shehu: Futeni në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Deputeti i PD, Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit u ndal te vendimi i djeshëm nga gjykata e Hagës që dënoi ish-krerët e UÇK-së. Ai u ndal te gjenocidi serb në Kosovë.

Ndërsa shtroi disa pyetje, se kush e bëri gjenocidin, ndërkohë që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet sot në rend dite dhe të miratohet.

“Kush e bëri gjenocidin? Hordhitë e Millosheviçit. Dje pamë një çmim të paguar për heshtjen tonë. Dje kemi depozituar atë rezolutë në Kuvendin shqiptar, duke kërkuar miratimin e saj. Kërkoj që ta fusim sot në rend dite dhe ta miratojmë këtë rezolutë. Rezoluta është tjetër gjë, se ka të bëjë me gjenocidin serb, ndërsa deklarata e përbashkët e komisionit të jashtë është tjetër gjë”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Ky është daja-monstër i Zegjinesë/ Përdhunoi 34-vjeçaren dhe i preu këmbën babait të saj

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine …