Protesta te Kuvendi/ Policia dhunon dhe ndalon qytetarët

Prej mëngjesit të sotëm vijon protesta e qytetarëve në disa zona të qendrës së Tiranës.

Ndërsa vijon seanca plenare, para Ministrisë së Brendshme po regjistrohen tensione.

Policia ka bllokuar disa rrugë që të çojnë te Kuvend, duke vendosur gardh metalik.

Forcat e rendit kanë nisur edhe shoqërimet e dhunshme të qytetarëve protestues.

Edhe këtë herë, policia ka vendosur një rrethim në një perimetër shumë larg Kuvendit, për të mos lejuar qytetarët të afrohen.

Pavarësisht kësaj, protestuesit nuk janë ndalur dhe po protestojnë në pika të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi presidentin e Serbisë Alekensandër Vuçiç dhe argatin e këtij …