Gjekmarkaj: Rama “puç kushtetues” ndaj sistemit të drejtësisë!

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza ndaj maxhorancës së qeverisë Rama se po bën ‘puç kushtetues’ ndaj sistemit të drejtësisë. Ai kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës i ligjit për statusin e magjistratëve.

“Sot, për arsye të aferave që vënë në presion qeverinë e Edi Ramës, ata vihen në presion për çështje ekonomike, duke kryer një puç kushtetues, duke mohuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar atë sipas qejfit, në mënyrë sentimentale, politike, me bon sens a thua, ose marrëdhënia ndërmjet institucioneve është marrëdhënie e qejfit dhe jo e rregulluar nga Kushtetuta” tha ai.

Fjala e Gjekmarkajt

Procedura nuk është një bunker i palëvizshëm, nuk është një nga ato 700 000 bunkeret që i la trashëgim Partia e Punës së Partisë Socialiste. Është një koncept juridik, i cili ose e cila sjell dinamikat që vijnë nga jashtë të shoqërisë për t’u bërë pjesë e zgjedhjes në sallën e Parlamentit.

Në këtë kontekst, në vitin 1991, kur pak a shumë shumica ishin pjesa e saj që Çeslav Milosh e quan “mendja e robëruar”, e kishim të vështirë të perceptonim ndarjen e pushteteve. Jemi përsëri në një pikë tragjike, ku kjo qeveri përpiqet të vërë nën presion sistemin e drejtësisë. Këtu është bërë një reformë drejtësie para gati 10 vitesh, mirë apo keq.

Sigurisht, ka pasur kritere krahinore, kritere ideologjike, edhe disa kritere të tjera që, për arsye sentimentale, nuk po ju them, sepse do merrja, ndoshta do quhesha përçarës, por në fakt nuk jam, por është pjesë e realitetit. Por gjithsesi, në këto vite ka pasur prokurorë dinjitozë, ka pasur gjyqtarë dinjitozë, ka pasur hetues dinjitozë, të cilët kanë marrë mbështetjen e publikut. Dhe sot, për arsye të aferave që vënë në presion qeverinë e Edi Ramës, ata vihen në presion për çështje ekonomike, duke kryer një puç kushtetues, duke mohuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar atë sipas qejfit, në mënyrë sentimentale, politike, me bon sens a thua, ose marrëdhënia ndërmjet institucioneve është marrëdhënie e qejfit dhe jo e rregulluar nga Kushtetuta.

Ndaj tërhiqeni atë projektligj, sepse është për gjynah kjo që ka ndodhur në Shqipëri.

E dyta, duhet t’ju kërkoj falje ndoshta për faktin që opozita nuk ka arritur të parashohë që fantazia nuk e tejkalon realitetin, është realiteti që po tejkalon fantazinë. Në këto ditë, në këtë sallë janë bërë beteja për kriminelë që janë bërë deputetë, janë bërë beteja për ligjin e dekriminalizimit, janë bërë beteja për oligarkinë dhe kriminelët që marrin tokat në bregdet, por ata që merren në batuta thonin zakonisht që paraja mbetej në Shqipëri.

Tani është shumë më e tmerrshme, janë banditët e Izraelit, pse jo me pasaportë amerikane, të Ukrainës dhe të tjerët, marrin asetet në krye, të cilët pretendojnë dhe po marrin paratë e shqiptarëve. Kjo nuk rri as në qiell, as në tokë. Ndaj duhet një reagim për formën e shtetit që ne duam. Faleminderit për formën e shtetit të cilët menjëherë..

About Redaksia

Check Also

Skandali KAYO/ Berisha: Çdo përpjekje për të paraqitur rrezikshmërinë e lartë që ky person paraqet për NATO

Pyetje: Ndërkohë mazhoranca i ka injoruar të gjitha përgjimet që janë publikuar dhe tashmë me refuzimin …