“U shpalla i ndaluar, jo non grata”/ Berisha zbulon si u rikthye në SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si arriti të rikthehej në Shtetet e Bashkuara pas heqjes së masës së ndalimit të hyrjes në SHBA.

Berisha theksoi se nuk ka bërë lobim personal për këtë çështje dhe se zgjodhi rrugën gjyqësore për të mbrojtur, siç u shpreh ai, dinjitetin e tij.

Në vijim, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Berisha ka rrëfyer përpjekjet e tij, kontaktet në SHBA dhe rolin e një kompanie lobimi në mbështetje të Partisë Demokratike.

Intervista:

Berisha: Pasi u shpalla i ndaluar, jo non grata, se ka bazë ligjore krejtësisht tjetër. U bënë të gjitha hetimet dhe doli që nuk kishte asgjë. Meqenëse e atë administratë, nga Presidenti dhe shumë të tjerë drejtues i kisha njohur, takuar. Unë vendosa që s’kam pse t’u drejtohem, se njoftimin e kam marrë. Nuk kërkova lobim.

Fevziu: Edhe Biden ishte i informuar?

Berisha: E kam të sigurt! Nga njerëz që ia kanë thënë.

Fevziu: Cili ka qenë reagimi?

Berisha: E bëri Sekretarja e Shtetit… Edhe motrën e tij e kam njohur (tha për Biden), nuk është se s’kisha njohje. Por zgjodha gjykatën për të mbrojtur dinjitetin tim. Shkova deri në Gjykatën e Lartë, kisha ndër avokatët më të mirë që ka Franca. 7 mijë euro për të gjithë gjykimin… kaq ka qenë! Kanë tarifa ata… Avokati bëri të pamundurën, por gjykatësi nuk donte histori. Donte burokracinë, në vend që të gjykonte, tha jo, se në radhë të parë Berisha nuk është shtetas i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Mirëpo gjykatësi është gjykatës. Unë hoqa dorë nga lobimi!

Një mik i imi, Charlie Black, erdhi në Shqipëri. Ai pa, më thënë mua… Ai ka qenë këshilltar i Regan-it, tani është studio avokatie republikane. Ky paraqiti një kërkesë, do loboj pa lekë për Berishën, jo për ta hequr, por për ligjin që përdorej për një gjë të tillë. Loboi, por pa rezultat. Është shumë serioz. Pastaj, unë kisha thënë që po ndryshoi pushteti, do loboja. Një fondacion i krijuar për të ndihmuar Partinë Demokratike mori përsipër të mbështesë një kompani të kontraktuar për këtë qëllim.

Fevziu: LaCivita nuk ka lobuar për ju?

Berisha: Jo, absolutisht jo! Ka lobuar kompania “Continental”. Ligji është shumë i rreptë, je i detyruar të regjistrohesh në gjykatë.

Fevziu: Pagesa ka qenë vetëm për PD?

Berisha: Absolutisht po!

Fevziu: Po pagesa për lobimin?

Berisha: Nuk kam marrë informacion, por faturat aty janë.

Fevziu: Miliona euro?

Berisha: Por ka qenë absolutisht çmimi më i ulët.

Fevziu: Ju e ditkeni?

Berisha: Nuk e di të saktin!

Fevziu: Me kë bëri lobim “Continental”?

Berisha: Është legale, besoj që me Departamentin e Shtetit! Vendimi është i Departamentit.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i Hagës/ Berisha: Ua them shqiptarëve, rolin më negativ e ka luajtur Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, u ndal te çështja më e …