Vendimi i Hagës/ Berisha: Ua them shqiptarëve, rolin më negativ e ka luajtur Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, u ndal te çështja më e diskutuar e momentit, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.

Berisha: Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute, e ka luajtur Edi Rama.

Fevziu: Po nuk besoj që e bëri gjykatën Edi Rama…

Berisha: Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.

“Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre! Lau duart si Pons Spilati.  E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula sepse e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës për numrin një të kabinetit.

About Redaksia

Check Also

“U shpalla i ndaluar, jo non grata”/ Berisha zbulon si u rikthye në SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si arriti të rikthehej …