Griselda Selimaj: Doktor, përshëndetje. A mendoni se zhvillimet e fundit në çështjet Balluku, KAYO dhe protestat kanë krijuar një situatë të re politike në Shqipëri? Besoni se me kaq shumë skandale, PD-ja është sot më shumë se kurrë pranë ardhjes në pushtet?
Sali Berisha: Pa diskutim qëndrimet e opozitës, nuk duhet të harroni se janë tetë rezoluta ndërkombëtare, të cilat denoncojnë publikisht narkoshtetin, farsën zgjedhore të Edi Ramës, shtypjen e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe burgosjet politike. Protesta e fuqishme, që ka kaluar 100 e sa ditë, ka damkosur më shumë se çdo gjë tjetër regjimin e Edi Ramës.
Lubi Balluku, Ergys Agasi, Ermal Beqiri de facto janë padronët në krim të Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Ndaj dhe Partia Demokratike duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj.
Dhe këtu nuk është fjala e ripërtëritjes vetëm të drejtuesve, por ripërtëritja është një koncept shumë i gjerë.
Në radhë të parë funksionimin e saj, modernizimin, dixhitalizimin e saj, vizionin e saj për t’u dhënë përgjigje më të sigurt, më të shpejtë të gjithë këtyre problematikave të mëdha, sepse Edi Rama është e shkuara, për këtë nuk ka më asnjë dyshim.
Ndaj dhe ne duhet të punojmë fort për të fituar besimin masiv të shqiptarëve në betejën e ardhshme me të.
Gazeta RD