Balla në gjurmët e padronit, mashtron hapur në takimin me BE

Taulant Balla mashtroi hapur sot në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Përpara përfaqësuesve të BE, Balla tha se partia e tij nuk ka bërë ligje me porosi.

Duke iu përgjigjur opozitës, Balla tha se ‘Kuvendi nuk ka miratuar ligje me porosi, prandaj mund t’i drejtoheni drejtësisë’.

Por ky mashtrim i hapur i Ballës vjen në një kohë kur mazhoranca e tij ka përgatitur jo një, por disa ligje me porosi.

Ndoshta më flagrantët në këtë drejtim janë ligji Fusha për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Më pas erdhi ligji për Portin e Durrësit, që i hap rrugën Alabarit për të ndërtuar në një pronë me rëndësi jetike për shqiptarët.

Edhe ligji për Butrintin dhe ai për zonat e mbrojtura janë cilësuar si të tillë nga opozita.

Po ashtu ligji për Aeroportin e Vlorës dhe ai për portet turistike.

Edhe ligjet dhe aktet për inceneratorët janë përgatitur me porosi.

Kësaj liste të gjatë i shtohen ligjet për lojërat e fatit, për Akademinë e Shkencave, për investimet strategjike, Paketa e Maleve, ligji për Korporatën Shqiptare të Investimeve, etj.

About Redaksia

Check Also

Fshati Mursi, simbol i qëndresës antikomuniste

Nga Bujar Leskaj Dje, më 20 shtator 2026, mora pjesë në përkujtimoren solemne në fshatin …