Telefoni i Agasit zbuloi Drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni në “arrest shtëpiak”

Drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Sipas raportimeve në media, operacioni lidhet me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI”, që më herët ka çuar në pranga disa persona të tjerë, mes tyre ish drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri (i arrestuar në Francë), dhe të tjerë.

Aksioni ka përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të lartë për të cilët janë lëshuar masa sigurie dhe janë ushtruar kontrolle.

Bëhet me dije se ky aksion i SPAK ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.

Sipas raportimeve, SPAK ka të dhëna që e implikojë Prodën dhe Hysenin në aferën AKSHI. Hyseni nuk është njohur ende me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sepse ndodhet jashtë shtetit, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …