Arrestimi i Vlora Hysenit/ “Kopshti privat” i Ramës shembi shtetin!

Mëngjesin e të martës, skandali i AKSHI-t, ‘kopshtit privat’ të familjes së Edi Ramës, mori përmasa edhe më të jashtëzakonshme.

Drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

Për shumëkënd, kjo nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi opozita e kishte denoncuar vazhdimisht se Vlora Hyseni ishte kthyer në vartëse të Ergys Agasit.

Por përmasat e këtij skandali janë të paprecedenta. Siguria kombëtare është cenuar hapur në favor të krimit të organizuar.

Për herë të parë, një drejtues i shërbimit sekret po vendoset nën arrest. Feçor Shehu ishte i fundit drejtues i Sigurimit të Shtetit që vendosej nën pranga. Por rasti i Vlora Hysenit është i pari në periudhën e demokracisë dhe rast unik në botë.

Nuk ka precedentë në botë që drejtuesi i shërbimit informativ të vendoset nën arrest.

Dikush mund të sjellë për krahasim rastin e Bosnjes, kur u arrestua drejtuesi i shërbimit informativ, Osman Mehmedagiç. Por hetimi ndaj tij lidhej për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Nëse hetimi ndaj tij lidhej kryesisht me çështjen e diplomës dhe ndonjë tender të brendshëm, në rastin e Vlora Hysenit po ndodh e paimagjinueshmja.

Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve dhe të dhënave sekrete.

Natyra e kësaj çështje prek drejtpërdrejt funksionin themelor të një shërbimi inteligjent.

Ndërsa në botë ka pasur raste dy raste të largëta kur janë prangosur ish-drejtues të shërbimeve sekrete, por kjo ka ndodhur kur akuzat kanë qenë për krime lufte.

Ndaj duhet thënë se edhe në këtë drejtim, Edi Rama ka vendosur një rekord botëror, një precedent i zi që flet shumë për autokracinë e tij kriminale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: I bëj thirrje FBI-së ta arrestojë Vlora Hysenin si kërcënim real për NATO-n

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, e bëri thirrje FBI-së ta arrestojë …