Berisha tha se, mandatin e arrestit për Ramën do ia presin shqiptarët.
Berisha: Pra, siç e shihni, Edi Rama, i cili kishte informacione të plotë, por që me qëllim kishte dorëzuar shërbimin informativ tek krimi, tek bandat, është de facto sot njeriu më i paligjshëm në Shqipëri.
Mandati i arrestit për Edi Ramën është mandati që duhet t’ia presin shqiptarët sa më parë.
Kurse për Vlora Hysenin, e cila thuhet se është me shërbim jashtë vendit, në rast se ajo është në shoqërim të Edi Ramës, u bëj thirrje FBI-së dhe policisë së SHBA ta arrestojnë jo vetëm si një kriminele ordinere, anëtare të një organizate kriminale më të rrezikshme në Evropë, por ta arrestojë edhe si një person, e cila me grupin e vet, si anëtare grupi, ka përbërë një kërcënim real të vërtetë për aleancën e Atlantikut të Veriut.
Unë në mënyrë të përsëritur kam ngritur këtu se ky grup i strukturuar kriminal kontrollonte çdo të dhënë që ekziston në internet në territorin e Republikës së Shqipërisë të çdo personi, të çdo subjekti, dhe dhe këto i ka transferuar në drejtime të armiqve të NATO-s.
Fatmirësisht kjo aferë është tashmë lehtësisht e hetueshme.
Gazeta RD