Berisha: Vlora Hyseni drekonte me Agasin të paktën dy herë në javë në mes të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në mënyrë të përsëritur kam denoncuar para jush dhe publikut se shërbimin informativ e kontrollonte Ergys Agasi.

Berisha: Vlora Hyseni ishte një bashkëpunëtore e turpshme e Ergys Agasit dhe bandave të tjera.

Por një gjë duhet ta dinë shqiptarët, shërbimi informativ, i cili për hir të së vërtetës paguhet dhe ka detyra të mbikëqyrë veprimtaritë e dyshimta të cilitdo, në rastin e drejtorit të vet, ishte symbyllur komplet.

Symbyllur komplet!

Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar para jush dhe publikut se shërbimin informativ e kontrollonte Ergys Agasi.

Tani, se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, është një lokal aty afër shtëpisë time, të paktën dy herë në javë drekonin së bashku.

Pra, nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo, jo, në mes të Tiranës, i kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin.

Ky bashkëpunim i shërbimit informativ me krimin dëshmon se në Shqipëri, Padrino vendosi sistemin ne kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi.

Vlora Hyseni, famëzeza, u mor në mënyrën me aktive me presione ndaj gjykatësve kushtetues në rastin e vendimit Ballukut.

E denoncova që në atë kohë.

Ajo ka pasur të dhëna shumë të rëndësishme.

‘Qytetarët dixhitalë më thonë se po bëhet një kombinim i dy shërbimeve, Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj’.

‘Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHISH-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni’.

About Redaksia

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …