Biznesmeni fshiu kamerat e sigurisë të takimeve të Vlora Hysenit me Agasin

Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili njihet si administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ky i fundit u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t.
Sulejmani u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.
Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit.

 

Por, cili është roli i Sulejmanit?

Biznesmeni, i cili po ashtu është dhe administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur dhe Agasi është arrestuar.

Sipas informacioneve paraprake, ky veprim dyshohet të jetë bërë për të fshirë gjurmët e Agasit i cili përgjatë kohës kur dhe ishte në arrati thuhet se kishte frekuentuar vilat qeveritare.

Paralelisht agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa banesa në Tiranë, dhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Kontrollet u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, si dhe Vlora Hysenit për të cilën është dhënë dhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mes masave të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO ka qenë edhe ajo ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se afera e AKSHI-t është cilësuar si një ndër më të rëndat në vendin tonë, në të cilën janë përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë, po ashtu dhe biznesmenë.

Më herët në kuadër të hetimeve për këtë dosje ra në pranga biznesmeni Ermal Beqiri, ndërkohë disa javë më vonë u bë i mundur edhe arrestimi i vetë Ergys Agasit.

About Krye Redaktor

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …