Por, cili është roli i Sulejmanit?
Biznesmeni, i cili po ashtu është dhe administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur dhe Agasi është arrestuar.
Sipas informacioneve paraprake, ky veprim dyshohet të jetë bërë për të fshirë gjurmët e Agasit i cili përgjatë kohës kur dhe ishte në arrati thuhet se kishte frekuentuar vilat qeveritare.
Paralelisht agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa banesa në Tiranë, dhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Kontrollet u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, si dhe Vlora Hysenit për të cilën është dhënë dhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mes masave të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO ka qenë edhe ajo ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se afera e AKSHI-t është cilësuar si një ndër më të rëndat në vendin tonë, në të cilën janë përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë, po ashtu dhe biznesmenë.
Më herët në kuadër të hetimeve për këtë dosje ra në pranga biznesmeni Ermal Beqiri, ndërkohë disa javë më vonë u bë i mundur edhe arrestimi i vetë Ergys Agasit.
Gazeta RD