Agjencia italiane “ANSA”/ Dyshohet se Vlora Hyseni është arratisur nga Shqipëria

Shqipëri, lëshohet një urdhër arresti për drejtuesen e shërbimeve sekrete. Masë sigurie ndaj Vlora Hysenit, e cila dyshohet se është larguar jashtë vendit

ANSA

Është lëshuar një urdhër arresti ndaj drejtoreshës së Shërbimeve Sekrete shqiptare, Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova.

Masa e sigurisë është lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një hetimi ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet Informatike.

Agasi, i cili kishte qenë në arrati për disa muaj, u arrestua gushtin e kaluar.

Urdhri i arrestit ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar, pasi ajo rezulton të jetë jashtë vendit. Sipas mediave, ajo dyshohet për “zbulim të sekreteve shtetërore”.

Hetimi ka përfshirë edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, banesa e të cilit është kontrolluar dhe nga i cili është sekuestruar edhe telefoni. Ndaj tij nuk është vendosur asnjë masë sigurie.

Në pranga ka përfunduar ndërkohë drejtuesi i laboratorit të policisë shkencore dhe një kriminalist.

Për këtë çështje ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka zhvilluar hetimet.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane: Babai i Ramës firmosi dënime me vdekje, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij!

Vetëm një në pesë të përndjekur politikë në Shqipëri ka marrë deri tani dëmshpërblimin e …