Hakmarrja per Agasin/ Rama do të shkarkojë edhe Drejtorin e Policisë

Rama kishte programuar se do të shkarkonte brenda javës Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Hitaj si hakmarrje për arrestimin e Ergys Agasit. Ndërsa ministri i Brendshëm u shkarkua nga detyra se pse ai nuk ishte në dijeni të operacionit, Hitaj do të shkarkohet për shkak se organizoi arrestimin e Agasit dhe nuk e vuri atë në dijeni.

Zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë sjellë një situatë të paparashikuar për Ramën dhe vendimi i tij për shkarkimin e Hitajt të marrë edhe disa ditë më shumë.

Operacioni i arrestimit të Agasit ëstë zhvilluar duke ruajtur sekret të gjitha detajet e tij. As forca operacionale që ka kryer arrrestimin nuk ka pasur dijeni se cili do të ishte personi që do të arrestohej. Të gjitha këto masa të forta të ruajtjes së sekretit u morën për të evituar kreun e SHISH, Vlora Hyseni si dhe kreun e qeverisë Rama, të cilët kurrsesi nuk do të lejonin arrestimin e Agasit.

Agasi ishte shpallur në kërkim që në muajin dhjetor dhe u lokalizua fillimisht në Elbasan, ndërsa po udhëtonte drejt Durrësit. Policia ndërhyri në zonën e Plepave, ku bëri të mundur arrestimin e tij. Në operacion morën pjesë edhe forca të RENEA-s dhe FNSH-së.

Bashkë me Agasin u arrestua edhe ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku.Agasi përballet me akuza të lidhura me hetimin për tenderët e AKSHI-t.

Çfarë ndodhi në momentin e arrestimit?

Agasi kishte menduar se do ta kalonte lehtë këtë operacion të policisë. Ai I ka ofenduar fillimisht policët duke menduar se pasi ata ta njihnin se kush ishte do ta linin që të largohej. Në momentet e para ai është përpjekur që të largohet. Kur policët kanë parë përpjekjen e tij për ti ikur ndalimit, ata kanë nxjerrë armët dhe ja kanë drejtuar Agasit dhe shoferit të tij, Shpataraku.

Agasi dhe Shpataraku kanë parë se nuk ishte më një operacion rastësor i policisë. Ata janë detyruar ti nënshrohen urdhrave të policëve. Në videon e shpërndarë nga policia nuk tregohet momenti i parë i përplasjes mes Agasit dhe policëve, por tregohet momenti pasi Agasi nxirret nga makina. Pse nuk del në video ky moment? Sepse kanë dashur të fshijnë përplasjen që kanë pasur në momentin e parë.

Operacioni ka qenë I koordinuar në fshehtësi. Në makinin e Agasit ishte vënë gjurmues. Shumica e policëve që kanë ekzekutuar urdhrin nuk e dinin se kë do të ndalonin. Ata ishin thirrur aty për një kontroll rutinë. Vetëm dy nga drejtuesit e policisë kishin dijeni për planin. Arsyeja pse pjesa tjetër e grupit nuk kishte informacion lidhet me frikën se operacioni do të dekonspirohej

About Krye Redaktor

Check Also

Materialet sekrete të Shërbimit Informativ në makinën e Agasit

Hetimi i SPAK për ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka sjellë në …