Kabllograbi i 16 dhjetorit/ Rama-Vlora Hyseni dhe Agasi përgjuan Ambasadën e SHBA, deklarata e Batonit

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës bëri një deklaratë me 19 shkurt që eskpozonte një skandal diplomatik  mes regjimit të Tiranës dhe Shteteve të Bashkuara. Haxhiu deklaroi në emisionin “Opinion” se Ambasada amerikane ëishte nën përgjim nga regjimi i Ramës.

Në një debat në studio, Haxhiu ekspozoi faktin se kur ka shkuar kabllogrami i fundit i Ambasadës amerikane në Departamentin e Shtetit. “Kabllogrami i fundit që ka dalë nga Ambasada amerikane në Tiranë në drejtim të Departamentit të Shtetit është i datës 16 dhjetor. Ky kabllogram ka pasur të bëjë me Mirlinda Karcanajn. Nga ajo datë dhe deri sot nuk ka asnjë kabllogram tjetër të Ambasadës në drejtim të Departamentit të Shtetit”.

Kjo është deklarata më e siqerte e bërë nga një zëdhënës mediatik i Ramës. Ajo konfrmoi skandalin më të rëndë në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Tiranës, ku del qartë se Rama kishte vendosur nën përgjim Ambasadën amerikane. Kuptohet se Rama e ka bere kete pergjim duke perdorur ne ate kohe strukturat kriminale te Vlora Hysenit ne SHISH si dhe te Ergys Agasit. Sipas një deklarate të bërë sot nga Berisha, Vlora Hyeni  kishte pajisur me mjetet më të sofistifikuara të përgjimeve Ergys Agasin.

Atë që nuk ka mundur t’ia bëjë Shteteve të Bashkuara asnjë armik i saj, ja ka bërë Kryeministri i një vendi që e ka shndërruar qeverinë në organizate kriminale.

Cfarë janë kabllogramet

Kabllogramet janë mesazhe zyrtare sekrete që dërgohen nga përfaqësitë diplomatike si ambasadat dhe konsullatat drejt ministrive të jashtme të shteteve të tyre. Këto kabllograme konsideron si konfidenciale, sekrete dhe tepër sekrete.

Sipas Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, komunikimet zyrtare të një misioni diplomatik janë të paprekshme. Shteti pritës ka detyrimin të mbrojë lirinë e komunikimit të ambasadës. Qeset diplomatike dhe mjetet e komunikimit nuk duhet të kontrollohen apo ndalohen.

Pra, ligjërisht, përgjimi i përfaqësive diplomatike është i ndaluar. Baton Haxhiu ka treguar mbrëë se regjimi ka thyer të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe ka vendosur nën përgjim Ambasadën e shtetit më të fuqishëm sot në botë.

Ky skandal nuk mund dhe nuk duhet të kalojë në heshtje.

About Krye Redaktor

Check Also

Materialet sekrete të Shërbimit Informativ në makinën e Agasit

Hetimi i SPAK për ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka sjellë në …